• +355693574929
  • travelagenttrainingcenter@gmail.com
  • Pazari i Ri Tirane
SHERBIMET

SHERBIMET

1-TRAJNIME TURIZMI

2-TRAJNIME KOMPJUTRI – MICROSOFT

3-TRAJNIME KOMPJUTRI – EIPASS

1-TRAJNIME TURIZMI

TATCA-Travel-Agent-Training-Center-Albania (Qendra e Trajnimit të Agjentëve të Udhëtimit)

Sektori i turizmit ofron një rrugë sfiduese dhe emocionuese të karrierës. Kerkesa per turizmin do të vazhdojë të rritet, duke siguruar mundësi të shkëlqyera për ata që kanë aftësi të duhura.

Trajnimi eshte I  përshtatshem për ata që dëshirojnë të hapin agjencite tyre të udhëtimit ose te kene mundesi te punesohen ne  agjencitë e udhëtimit, agjencitë turistike, operatorët turistikë dhe kompanitë ajrore. Programi mesimor eshte I perbere nga  12 module të kurseve të Menaxhimit të Agjencive të Udhëtimit. Programi është i miratuar nga  Ministria e Financave dhe Ekonomise Drejtoria e Politikave te Punesimit dhe Aftesimit Profesional.

Pasqyra e moduleve :

  • Menaxhimi i agjencise
  • Industria e turizmit
  • Gjeografia turistike
  • Marketing
  • Njohuri te biletarise (ticketing)
  • Paketa turistike
  • Guida turistike
  • Komunikimi me klientin
  • Terminologjia aeroportuale
  • Microsoft excel
  • Siguracione
  • Praktike

2-TRAJNIME KOMPJUTRI – MICROSOFT

Ky trajnim zhvillohet per t’ju dhene njohuri te pergjithshme te programeve baze te kompjurit. Per tu familjarizuar dhe te jene perdorues te programeve baze qe do u vine ne ndihme ne cdo lloj  pune administrative.

Ky trajnim eshte ideal per :

  • Studentet qe deshirojne te punesohen ne industrine e turizmit
  • Punonjesit te cilet ndeshen cdo dite me perdorimin e detyrueshem te kompjutrit

Pasqyra e moduleve :

  • Word
  • Excel
  • Power Point
  • Navigim ne internet

3-TRAJNIME KOMPJUTRI – EIPASS

Qendra e formimit professional – TATCA – Travel Agent Training Center Albania eshte pjese e rrjetit EIPASS EUROPIAN INFORMATICS PASSPORT

EIPASS – Pashaporta Evropiane e Informatikës (Programi ndërkombëtar i çertifikimit informatik)

Prane qendres tone mund te trajnoheni dhe kualifikoheni per : EIPASS 7 Moduli

Eshtë çertifikata profesionale që çertifikon zotërimin e kompetencave informatike bazë, të tërthorta dhe të domosdoshme për:

  • Shfrytëzimin e krediteve formuese në shkollë dhe në universitet
  • Shfrytëzimin e njohjes së pikëve në konkurse dhe në thirrjet e ndryshme
  • Futja, aksesi në botën e punës
  • Kualifikimin e curriculum vitae

EIPASS 7 Moduli parashikon argumentat e provimit:

  1. Bazat e IT-së
  2. Menaxhimi dhe funksionet bazë të sistemit operativ
  3. Videoshkrimi
  4. Fleta elektronike
  5. Menaxhimi i të dhënave të strukturuara
  6. Prezantimet multimediale
  7. Internet & Networking

Çertifikoni zotërimin e kompetencave tuaja informatike prane qëndrës tone.